JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrau me thikë komshiun për një gardh, detaje nga vrasja në Pogradec, autori ende në kërkim

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Zbardhen detaje të reja në lidhje me sherrin në Pogradec që përfundoi me një viktimë, dhe me autorin e arratisur.

Viktima Safet Yskollari ka qenë fqinj me autorin 63-vjeçar, Fatmir Manellari, meson abc.

Ndërsa mësohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje që dy fqinjët kishin mes tyre për tokat.

Ndërkohe policia ka vendosur pika kontrolli në rrugën Korçë-Pogradec

Njoftimi– Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top