LULJA
Një lulëz mes një libri gjeta, Të tharë edhe pa kundërmim; Dhe për një çast i shtangur mbeta E humba thellë n’ëndërrim. Kur lulëzoi? Ç’pranverë thua? Kush e këputi edhe ku? Një dorë e njohur a e huaj? Dhe pse e vuri vallë këtu? A për kujtim të një takimi? Apo për ndarjen plot trishtim? […]